Të fundit

Harry Kane ambicioz: Pa llogaritur Botërorin, besoj se e meritoj Topin e Artë

Shifrat e Harry Kane këtë sezon janë vërtet fantastike. Me 61 gola të shënuar, sulmuesi angles pozicionet si një prej kandidatëve për fitimin e Topit të Artë. Në një intervistë të fundit për ‘L’Equipe’, Kane zbuloi ambiciet dhe dëshirën e tij për të vijuar me thyerjen e rekordeve.

Kalimi i kufirit të 60 golave nuk është diçka që e bëjnë të gjithë dhe ai që e arrit këtë kap një nivel që duket i paarritshëm. ‘Kur lë pas këtë shifër golash e gjen vetën në një terren ku kanë shkelur vetëm Messi dhe Cristiano Ronaldo-tha Kane, i ndërgjegjshëm për atë që ishte çelësi i suksesit të tij-nëse e kam arritur këtë, e kam bërë se nuk kam pasur rënie të rendimentit ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e mëparshme’.

Harry Kane është si ata peshkaqenët qe nuhasin gjahun nga gjaku përsa i përket shënimit të golave

‘Më pëlqen të motivohem me statistikat e të mëdhenjve, por nuk e kam obsesion t’i kaloj-pohoi Harry Kane që nuk harroi të vlerësojë mbështetjen që ka marrë-asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa shokët e mi të skuadrës dhe personelit të klubit. Një pjesë të madhe të suksesit ia detyroj atyre’

Pikërisht për këtë Harry Kane pozicionohet si një prej kandidatëve më favoritë për të fituar Topin e Artë.
‘Pa marrë parasysh Botërorin, por besoj se e meritoj ta fitoj-tha Kane-favoritë janë lojtarët që arritën në finalen e Champions League dhe unë, por nuk jam nga ata që pretendojnë të kenë merita. Kërkoj që rendimenti im në fushën e lojës të flasë vetë’.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci