Të fundit

Arrestohet një person në Kaçanik, përdori armë për të cilën s’kishte leje

Policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një 25-vjeçar me inicialet M.K., i dyshuar për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mbrëmë rreth orës 22:30, policia në Kaçanik e pranoi informacionin se në fshatin Kovaqec, ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve, policia identifikoi të dyshuarin, të cilin e arrestoi.

“Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale të lartcekura.

Arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i dyshuari, është ndaluar për 48 orë” deklaron policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci