Të fundit

Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë nga India

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandim të migrantëve.

Në një njoftim, PK-ja ka bërë të ditur se të dyshuarit janë kapur duke shoqëruar tre persona nga fshati Bllacë në Maqedoninë e Veriut në drejtim të Kosovës.

Personat e dyshuar, pasi kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare, me të arritur në rrugën ndërmjet dy pikë kalimeve kufitare, kanë vazhduar lëvizjen me një automjet që dyshohej se ishte duke i pritur.

“Si rezultat i veprimeve të njësiteve patrulluese kufitare është arritur të ndalohet automjeti i dyshuar, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe tre migrantë shtetas të Indisë, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë kontrabandimit”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë”, përderisa njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt.

Tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar automjeti i dyshuar me targa vendore, si dhe një telefon mobil.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci