Të fundit

Reçica tregon si e ka bllokuar Qeveria Kurti zhvillimin e Ferizajt

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilmi Reçica, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mos mbështetjen e qytetarëve nga Komuna e Ferizajt.

Përmes një video-mesazhi, Reçica ka informuar qytetarët e Ferizajt rreth bllokimit të Projektit të Ujëmbledhësit në Jezerc, për çka e akuzoi Qeverinë Kurti.

Sipas Reçicës, ky projekt do të mundësonte që qytetarët e Ferizajt dhe regjionit të Ferizajt, të kenë ujë të pijshëm.

“Qeveria e Albin Kurtit ka vendosur që para interesave të qytetarëve të ketë prioritet inatet politike, përçarjen, shpërfilljen dhe moskujdesin ndaj qytetarëve. Këto projekte kanë për qëllim lehtësimin e jetës të qytetarëve. Qeveria që nuk e ka mbështetur asnjë nga këto projekte nuk e meriton mbështetjen e qytetarëve. Projekti jetik për Ferizajn dhe regjionin është projekti i Ujëmbledhësit në Jezerc, komuna dhe regjioni kanë mungesë të ujit të pijshëm”, ka thënë mes të tjerash në adresimin e tij Reçica.

Sipas Reçicës, i cili në këto zgjedhje mban numrin 17, projekti është planifikuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për që sipas tij implemtenimi i projekti është bllokuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ujëmbledhësi në Jezerc që është planifikuar nga PDK-ja, e cila ka përgatitur projektin, ndërsa fizibilitetin e ka bërë Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ky projekt është në kuadër të një projekti më të madh sepse një projekt që do të duhej të furnizonte gjithë Kosovën me ujë të pijshëm, ujë industrial me mundësi që të ketë edhe hidrocentrale është projekti i Ibër-Lepencit. Ibri është kry ndërsa Lepenci nuk ka filluar dhe Ujëmbledhësi i Jezercit është pjesë e projektit të madh të Lepencit. Ministri i financave Hekuran Murati dhe Qeveria Kurti nuk e kanë mbështetur këtë projekt. Secilin vit në ligjin mbi buxhetin kanë propozuar amandamente dhe fatkeqësisht ato amandaemnete nuk i kanë votuar deputetë të zgjedhur nga qytetarët tanë”, ka thënë Reçica.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci