Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se gjatë aktiviteteve të sotme elektorale në Viti ka vërejtur mbështetje dhe entuziazëm të madh nga qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka thënë se qytetarët e Vitisë janë mobilizuar për të kërkuar ndryshim dhe për t’i dhënë fund, siç e ka quajtur ai, krizës aktuale.
“E gjithë Vitia u ngrit sot në këmbë për të kërkuar ndryshim dhe për t’i thënë STOP krizës. Përkrahja dhe entuziazmi që gjetëm në Viti, na dhanë shpresë për rezultat të jashtëzakonshëm më 7 qershor”, ka shkruar Rama.
