Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora shkëlqen në çdo paraqitje të saj.
Ajo njihet për karrierën e saj të suksesshme në skenën botërorë.
Përveç kësaj 31-vjeçarja njihet edhe për linjat e saj tërheqëse dhe për stilin e saj unik.
E tillë duket edhe në imazhet e fundit që ajo ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, teksa shihet në një uniformë shkollore.

Në një këmishë të bardhë, mini-fund të zi, çorape të bardha dhe këpucë po ashtu të zeza, ylli i muzikës dukej tejet atraktive.

Krijuesja e hitit “Anywhere” kompletoi dukjen me një grim të theksuar me ngjyra rozë dhe flokët kaçurrela.
“Ajo vajza në shkollë që vesh uniformën por gjithmonë përfshihet në probleme se nuk e vesh si duhet. Po kjo isha unë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, Rita aktualisht ndodhet në Australi ku po filmon episode e reja të “The Voice Australia”, artistja shqiptare atje ndodhet bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.
View this post on Instagram
