Të fundit

Daut Haradinaj koment në postimin e Ambasadës Amerikane: Partneriteti me SHBA-në themel i shtetësisë sonë, përgjithmonë aleatë

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka lënë një koment të fuqishëm nën postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Në komentin e tij, Haradinaj shkruan “Partneriteti dhe aleanca jonë kanë qenë gurthemeli i shtetësisë sonë. Qershori i vitit 1996 shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë. Mbetemi thellësisht mirënjohës për partneritetin, mbështetjen dhe solidaritetin që kanë rezistuar gjatë viteve. Përgjithmonë mirënjohës. Përgjithmonë aleatë.”

Komenti i Daut Haradinajt ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është perkrahur gjerësisht nga qytetarët e shumtë, duke u bërë një nga komentet më të pëlqyera nën postimin e Ambasadës Amerikane.

Ky reagim vjen në kuadër të postimit të Ambasadës që kujton hapjen e zyrës së parë zyrtare amerikane në Prishtinë në qershor 1996, një hap i vogël që u shndërrua në partneritet të fuqishëm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci