Të fundit

Ish-veprimtarja e shquar politike, Luljeta Pula, rreshtohet në mbështetje të Aleancës dhe Ardian Gjinit

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 7 qershorit, intelektualja e njohur dhe ish-veprimtarja e shquar politike dhe kombëtare, Prof. Dr. Luljeta Pula, ka dalë me një mesazh të fuqishëm dhe publik në mbështetje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini.

Përmes një reagimi që reflekton shqetësimin e thellë për rrugëtimin strategjik të vendit, Prof. Dr. Luljeta Pula ka lartësuar figurën e Gjinit, duke vënë në pah vlerat e tij kombëtare si një zë unik në skenën tonë politike:

“Çdo respekt për ju z. Gjini! Për atdhetarinë tuaj, vendosmërinë, sinqeritetin dhe ngritjen pa ekuivoke të problemeve të Kosovës si asnjë tjetër!”

Intelektualja dhe profesorja e nderuar ka ngritur alarmin mbi rreziqet që i kanosen interesave jetike, strategjike dhe energjetike të Republikës së Kosovës. Ajo ka bërë thirrje urgjente për bashkim të të gjitha forcave politike që dikur përbënin opozitën.

Sipas saj, ky bashkim është i domosdoshëm për të detyruar penguesit e proceseve që të ndalin dëmtimin e rëndë që po i bëhet vendit dhe, mbi të gjitha, aleancave jetike me shtetet partnere që morën pjesë në krijimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ky vlerësim i lartë nga një figurë akademike me kontribut historik dëshmon më së miri se vizioni i Aleancës dhe lidershipi i Ardian Gjinit përfaqësojnë rrugën e vetme të sigurt për mbrojtjen e sovranitetit, partneritetit euro-atlantik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë momenti i kthesës për ta kthyer Kosovën në rrugën e saj të natyrshme strategjike dhe zhvillimore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci