Të fundit

Rrahman Rama takon strukturat e PDK-së në Vushtrri: Me këta punëtorë të palodhur është gjithmonë kënaqësi

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me përfaqësues dhe aktivistë të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Vushtrrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi takimin si një mbrëmje të veçantë, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të aktivistëve të PDK-së, të cilët, sipas tij, nuk janë ndalur asnjëherë së punuari për partinë dhe qytetarët.

“Mbrëmje e mrekullueshme me nëndegët e PDK-së brenda qytetit të Vushtrrisë. Me këta punëtorë të mëdhenj që asnjëherë nuk u ndalën, është gjithmonë kënaqësi”, ka shkruar Rama.

Ai shprehu falënderim për mbështetjen e marrë nga strukturat dhe simpatizantët e partisë, duke e konsideruar atë si një shtysë të rëndësishme në garën zgjedhore.

“Faleminderit për mbështetjen!”, ka përfunduar ai postimin e tij, duke e shoqëruar me sloganin e fushatës “#Rr7”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci