Përmes një videomesazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, kandidati për kryeministër nga Aleanca ka ftuar qytetarët që të mbështesin vizionin për më shumë siguri, energji dhe zhvillim.
“Të dashur qytetarë, gra e burra, të rinj e të reja, nesër me votën tuaj ju përcaktoni të ardhmen e Kosovës. Gjithçka përcaktohet prej secilit prej nesh. Sado që duket e vogël, vota e secilit ka rëndësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Gjini në mesazhin e tij.
Ai ka theksuar se kjo është ftesa e Aleancës për qytetarët, duke shprehur bindjen se vota e tyre mund ta ndryshojë vendin.
“Vota juaj do ta ndryshojë vendin. Dilni sa më shumë dhe votoni”, është mesazhi përmbyllës i kandidatit për kryeministër nga Aleanca.
