Të fundit

Dilema rreth ligjit për shtetësinë, Haradinaj publikon dokumentet: Kjo është e vërteta

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar vendimet e nënshkruara nga Xhelal Sveçla, në lidhje me detajet për përfitimin e nënshtetësisë kosovare për qytetarët serbë.

Haradinaj ka publikuar dy vendime, atë të vitit 2024 si dhe të vitit 2026.

Të dy vendimet janë nënshkruar nga ministri Xhelal Sveçla.

Në vendimet e publikuara nga Haradinaj, saktësisht në pikën I të vendimit saktësohet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët që kanë qenë të regjistruar nga data 10 qershor ’99 deri në mars të vitit 2026.

“Për të gjithë skeptikët rreth këtij vendimi, këtu është e vërteta e zezë mbi të bardhë, e nënshkruar nga ministri. Në dy data të ndryshme, një herë në vitin 2024 dhe pastaj e plotësuar në mënyrë të detajuar në mars të vitit 2026”, thuhet në postimin e Haradinajt.

“Kjo, pra, është e vërteta në lidhje me regjistrimin e kriminelëve të Serbisë dhe familjarëve të tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci