Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka folur për procesin zgjedhor deri në këto momente.
Ai përmes kësaj konference bëri thirrje për të dalur e të votuar.
“Procesi i votimi është duke u zhvilluar në mëyrë të rregullt dhe pa probleme serioze. 15.10% është përqindja e qytetarëve që kanë dalur për ta ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dëshirojmë t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këtë ditë të rëndësishme për vendin”, tha Kabashi.
