Të fundit

Sot nis numërimi i votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Para nisjes së numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për fillimin e procesit të verifikimit dhe numërimit në të gjitha komunat, si dhe për të informuar opinionin mbi aktivitetet pas ditës së zgjedhjeve, do të mbahet konferencë për media në orën 16:30 në QKN “1 Tetori” në Prishtinë.

“Numërimi i votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet është përmbyllur të dielën në mbrëmje, më 7 qershor, ndërsa të gjitha materialet zgjedhore janë dorëzuar në Qendrat Komunale të Numërimit”, ka thënë Elezi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci