Të fundit

Dy të rinj përfundojnë në spital pas një aksidenti të dyshimtë në Klinë, rasti cilësohet si tentim vrasje

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Klinë, ku një aksident trafiku dyshohet se është shkaktuar qëllimisht.

Sipas informacioneve fillestare, një veturë e tipit Audi dyshohet se ka goditur me qëllim një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy të rinj.

Si pasojë e përplasjes, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, ngjarja është cilësuar si “Tentim vrasje”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe përgjegjësitë që lidhen me këtë rast.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci