Të fundit

Rama: 60 letra interesi nga investitorë ndërkombëtarë për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, janë nënshkruar 60 letra interesi nga investitorë amerikanë, britanikë, suedezë dhe shqiptarë.

Sipas Ramës, kjo paraqet një sinjal të qartë të besimit që komuniteti ndërkombëtar i biznesit po i jep kryeqytetit.

“Në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së, u nënshkruan 60 letra interesi nga investitorë amerikanë, britanikë, suedezë dhe shqiptarë. Ky është një sinjal i qartë i besimit që komuniteti ndërkombëtar i biznesit po i jep Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Ai ka njoftuar gjithashtu se Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me American Chamber of Commerce in Kosovo, ka organizuar një takim koordinues me institucionet financiare vendore, mekanizmat financiarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të ambasadave, me qëllim harmonizimin e hapave të mëtejmë për lehtësimin e investimeve.

“Së bashku me AmCham organizuam edhe një takim koordinues me institucionet financiare në vend dhe mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, DFC (U.S. International Development Finance Corporation) dhe përfaqësues të ambasadave, për të harmonizuar hapat e mëtejshëm që do ta bëjnë investimin në Prishtinë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim dhe mundësi të reja, duke ritheksuar angazhimin e komunës për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e partneriteteve strategjike.

“Qytetarët e Prishtinës meritojnë transformim, zhvillim dhe mundësi të reja. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë partneritete të forta dhe të hapim çdo derë që sjell investime, vende të reja pune dhe një qytet më modern e më konkurrues”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, Prishtina ka potencial të shndërrohet në një qendër të rëndësishme investimesh në rajon.

“Prishtina ka potencialin të bëhet një qendër e rëndësishme e investimeve në rajon, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë që ky potencial të kthehet në rezultate konkrete për çdo qytetar”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci