Gjermania ka ndërprerë programin e përbashkët për aeroplanët luftarakë me Francën në një prej lëkundjeve më të mëdha të bashkëpunimit evropian në mbrojtje.
Projekti fillimisht ishte cilësuar si shumë ambicioz e që nuk matej me asgjë sa i përket partneritetit ushtarak. Mirëpo më vonë u shndërrua në shembull të pakënaqësive mes dy shteteve.
Vendimi i Gjermanisë minon përpjekjet për të treguar se Evropa mund të veprojë e vetme dhe qëllim të përbashkët strategjik të shteteve.
Gjithashtu vjen në kohën kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të brishta teksa vazhdon agresioni rus në Ukrainë.
Projekti është nisur në një botë tjetër, thotë Christoph Bergs – analist i fuqisë ajrore në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore.
Aeroplani ishte pjesë e një skeme më të gjerë të Sistemit Luftarak të së ardhmes. Plani ishte nisur në vitin 2017 nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe i sapozgjedhuri president, Emmanuel Macron.
Në atë kohë, marrëveshja ishte parë si mënyrë e forcimit të marrëdhënieve Francë-Gjermani dhe kishte tejkaluar edhe burimet e kufizuara financiare në aspektin e shpenzimeve të mbrojtjes.
“Ky është revolucion”, kishte deklaruar Macroni në atë kohë. “Por nuk i frikësohemi revolucioneve kur ato janë paqësore, të mirëmenduara dhe që zgjasin”.
Ai për një kohë të gjatë ka qenë ithtar i idesë se Evropa duhet të jetë e bashkuar në mbrojtje, që të pavarësohet nga partnerët e saj që nuk mund t’u zihet besë.
Gjermania ka deklaruar se aspektet bazë të projektit – por jo aeroplanët – do të vazhdojnë, por nuk dihet se çfarë.
Ajo që dihet se ka pasur mospajtime të shpeshta, mes lojtarëve kyç të industrisë, Aviacionit të Francës dhe kompanisë evropiane Airbus që përfaqësohet nga Gjermania dhe Spanja.
Kishte mospajtime se kush do të kontrollonte skemën dhe se si do të funksiononte nëse do të ndahej.
Në Francë, kompania franceze dukej se kontraktore kryesore, mirëpo gjermanët dëshironin rol më udhëheqës.
