Të fundit

Liberalët evropianë, ALDE: VV-ja humbi shumicën absolute, tash PDK është në pozitë të rëndësishme

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë hapur një fazë të re politike, me rikthimin e nevojës për koalicione.

Në një reagim, ALDE thekson se Kosova mbajti zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh, pas dështimit të partive për zgjedhjen e presidentit.

Sipas saj, PDK-ja, anëtare e ALDE-së, siguroi 21.74 për qind të votave dhe “ka ruajtur një bazë stabile të elektoratit”.

ALDE vlerëson se humbja e shumicës absolute nga Vetëvendosje e vendos PDK-në në një pozitë të rëndësishme për negociatat e koalicionit.

“Kjo krijon mundësi që liberalët të ndihmojnë në formësimin e qeverisë së ardhshme dhe të vazhdojnë të mbështesin një të ardhme demokratike dhe evropiane për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, citohet të ketë thënë se “qytetarët e Kosovës dëshmuan besim në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci