Të fundit

Mbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj sa i përket udhëtimeve në Veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar rekomandimin për qytetarët e saj sa i përket udhëtimit në Veri të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar sot, shteti britanik thotë se është ndryshuar rekomandimi për të mos udhëtuar fare në Veri dhe se tashmë qytetarët britanikë mund të udhëtojnë në atë pjesë edhe në rastet kur nuk e kanë të domosdoshme.

“FCDO (Ministria e Jashtme Britanike) nuk këshillon më kundër çdo udhëtimi përveç atij thelbësor për komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe pjesët e në veri të lumit Ibër”, thuhet në njoftim.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtonin fare në pjesën veriore të vendit, përveç kur e kanë pasur të domosdoshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci