Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në dy raste të ndara, përmes postimeve publike në Facebook, një mërgimtar që jeton në Gjermani dhe një qytetar nga Mitrovica kanë publikuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj Osmanit.
Llapjani Imer Abazi, i cili jeton në Shtutgart, ka shpërndarë në llogarinë e tij një fotografi me pankartën ku shkruhet “Vdekje tradhtarëve, Albini i shqiptarëve”.
Ndërsa, Beki Sylejmani nga Mitrovica ka publikuar një koment edhe më të rëndë, duke shkruar “Mas more se ajo qe e shet venin pak esht plumbi per te rnoft Albini me popullin”, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentes.

