Të fundit

Gates dëshmon para Kongresit për lidhjet me Epstein, tri pyetje që do të zbulonin shumëçka

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një prej filantropëve më të mëdhenj në botë, do të dëshmojë para komitetit të Kongresit në lidhje me shoqërimet e tij me Jeffrey Epstein, të dënuarin për pedofili.

Gates ka pranuar të dëshmojë në Washington, duke thënë se mirëpret mundësinë që të përgjigjet në pyetjet për lidhjet e tij me financierin famëkeq.

Epstein vrau veten në qeli të burgut në vitin 2019 tek po priste gjyqin. Mikja e tij e vjetër, Ghislaine Maxwell, është duke vuajtur 20 vjet burgim për pjesën e saj në krime.

Lidhjet e Gates me Epstein morën vëmendje të madhe pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi më shumë se 3 milionë faqe të dokumenteve të hetimit penal ndaj Epstein. Emri i Gates është shfaqur me qindra herë.

Ai vazhdimisht ka mohuar se ka bërë diçka të gabuar dhe ka mohuar idenë se e dinte për aktivitetin ilegal të Epstien. Mirëpo në një intervistë në fillim të vitit, ai e pranoi se kishte bërë gjykim të dobët në lidhje me Epstein.

“Isha budalla që kalova kohë me të. Isha një prej shumë njerëzve që është penduar që e ka njohur”, ka thënë Gates.

Në mesin e dokumenteve të publikuara ishin edhe fotografi të Gates me Epstein. Në disa të tjera shihet Gates përreth Epstein dhe disa grave.

Gjithashtu kishin një komunikim personal në email në të cilën Epstein thotë se Gates se kishte një infaksion të bartur me marrëdhënie seksuale nga siç i quante Epstein “vajzat ruse” dhe se i kishte ndihmuar që të gjente ilaçet për këtë infeksion.

Pra, cilat janë tri pyetje të mëdha që Gates mund të pyetet para komitetit të Kongresit?

Pse Gates takohej me një njeri, për të cilin e dinte se ishte i dënuar për sulme seksuale?

Sqarimi i deritanishëm i Gates ka qenë se me Epstein diskutonin për filantropin dhe gjetjen e fondeve për fondacionin e tij që në fund doli se nuk ishte asgjë.

Nga deklaratat publike ende nuk dihet se çka i bëri bashkë Gates dhe Epstein.

Sipas Gates, lidhja e tij ka nisur në vitin 2011, tre vjet pasi Epstein ishte dënuar në Florida për prostitucion, përfshirë një për përfshirjen e personit nën 18-vjet.

Pse Gates nuk u bë më kurioz për të kaluarën e Epstein?

Gates i tha stafit të fondacionit të tij në muajin shkurt se ishte në dijeni për 18 muaj se Epstein kishte kufizuar udhëtimet, por se nuk e kishte kontrolluar siç duhet të kaluarën e tij.

Kjo me shumë gjasë do të jetë tema për të cilën do të pyetet Gates.

A bënte përpjekje Epstein që të ndikonte te Gates ose e kundërta?

Në ftesën që Gates të dëshmonte, komiteti i Kongresit ka shkruar se beson që ai do të ofrojë informacione për mënyrat se si Epstein dhe Maxwell bënin përpjekje që të ushtronin ndikim tek të tjerët për të mbrojtur aktivitetet e tyre ilegale.

Kjo është arsyeja më e fuqishme që Epstein dëshironte të njoftohej me dikë si Gates, i cili është figurë me ndikim të madh dhe rrjet të gjerë.

Komiteti pohon se Epstein nuk po kërkonte vetëm miq të fuqishëm, por edhe mënyra se si t’i shfrytëzonte kontaktet e tyre.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci