Të fundit

A jeni duke mbledhur fotografitë e Botërorit? Disa strategji për të mbushur albumin

Mbledhja e fotografive të lojtarëve të Kampionatit Botëror është traditë e shumëpëlqyer nga adhuruesit e futbollit. Albumi i sivjetmë është më i madhi ndonjëherë – dhe kjo është çfarë thotë matematika për mbledhjen e të gjitha fotografive.

Së pari, është e vështirë të merret vesh rëndësia. Tek e fundit janë veç fotografi.

Ama, për dekada, fëmijët (disa edhe të rritur) i kanë blerë fotografitë, i kanë shkëmbyer ose i kanë ruajtur fotografitë e lojtarëve më të mirë të botës.

Pjesa më e bukur e albumit është shkëmbimi i fotografive, me shpresën se dikush tjetër do të ketë fotografitë që ju nuk i kishit. Fjalët “e kam”, “e kam”, “e kam”, “s’e kam” dëgjoheshin nëpër krejt hapësirat ku mblidheshin fëmijët me fotografi.

Disa prej fotografive, ato më të rrallat të lojtarëve të famshëm, bëhen aq shumë të kërkuara sa shiten për shuma të mëdha. Një fotografi e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona e vitit 1979, u shit në një ankand në vitin 2021 për 555 mijë dollarë.

Edhe para Botërorit 2026, kërkesa për albumin është e madhe.

Pra, çfarë duhet bërë për të kompletuar albumin? Fatkeqësisht, mund t’i kthehemi matematikës për të na ofruar pak ndihmë.

Gjithçka varet nga strategjia.

Strategjia e blerjes

Albumi Panini World Cup vjen me 980 zbrazëtira të fotografive që duhet mbushur. Nëse po planifikon thjeshtë të blesh pako me 7 fotografi, atëherë duhet të kesh xhepin e thellë.

Fotografitë kushtojnë 1.50 euro nëpër Evropë. Kjo do të thotë se do të duhet të shpenzoni më shumë se 250 euro. Këtu varet nga fati nëse fotografitë që hapni nuk i keni dy herë. Statistikisht është e mundur, por në praktikë e pamundur.

Nëse Albumi ka 980 hapësira, atëherë matematika e blerjes thotë se do të duhet të keni 7 mijë e 316 fotografi deri në mbushjen e plotë.

Strategjia e shkëmbimit të fotografive

Kjo strategji është më e lehta

Pas blerjes, kur të keni grumbulluar fotografi të njëjta më shumë se një herë, shkëmbimi i tyre rezulton i suksesshëm.

Mbushja e pjesës së parë të albumit, pra 490 fotove është e lehtë dhe ju duhen 679 fotografi. Por për të mbushur pjesën tjetër do të duhet të blini 6 mijë e 637 fotografi. Mbushja e albumit këtu bëhet më e lehtë nëse keni shokë e miq me të cilët mund të shkëmbeni fotografitë që keni dy herë e më tepër.

Ta zëmë, nëse keni 10 shokë që po mbledhin albumin, kjo do të thotë se do të tuboni fotografi për 11 albume. I bie se do t’u duhen 26 mijë e 230 fotografi. Grupit veç e veç do t’u kushtojë 500 euro dhe do të jetë më e lirë sikur ta mbushnit vetë.

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci