Të fundit

Njoftim i komunës, këto rrugë do të jenë njëdrejtimëshe në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve të rrugëve në Lakrishte, është bërë riorganizimi i qarkullimit të automjeteve në disa rrugë.

Sipas Komunës, në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, është rikthyer qarkullimi në gjendjen e mëparshme.

Rruga “Hekurudha” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2”, në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”.

Rruga “Vicianum” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi”, në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”.

Rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.

Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në këtë pjesë të lagjes Lakrishte.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci