Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe zyrtarët e lartë iranianë kanë shkëmbyer kërcënime të reja për sulme të mëtejshme, pasi të dyja palët kryen sulme ndaj njëra-tjetrës.
Trump tha se Teherani ka marrë “shumë kohë për të negociuar një marrëveshje” dhe se tani “do të duhet të paguajë çmimin”, pa dhënë detaje konkrete. Ai shtoi se Irani është “mundur plotësisht” dhe se ka “vetëm fjalë e aspak veprime”.
Kjo erdhi pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte paralajmëruar më herët se vendi i tij “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm apo kërcënim”, duke thënë se SHBA-të kishin pësuar “humbje në fushën e betejës”.
