‘Vadja’ e famshme në Lupç të Llapit, nuk i solli shumë vota Armend Mujës nga Vetëvendosje.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, s’arriti të ‘rrëmbejë’ numër të madh votash në këtë fshat, në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Klankosova.tv
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Muja ka marrë besimin e vetëm 34 banorëve në këtë qendër votimi, e vetmja në Lupç.
Edhe në nivel komune, as 500 llapjanë s’e kanë votuar, ndërsa numërimi po vazhdon në gjithë Kosovën.
Sipas procesimit nga QKN, ai ka 481 vota në Podujevë, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë se kanali i ujit në Lupç bëri fort bujë, pasi Muja dhe kryetari i komunës, i cili vjen po ashtu nga VV, Shpejtim Bulliqi, e paraqitën si projekt madhor që u kthye më pas në tallje. E për pasojë, Muja u detyrua që videon e famshme të ‘vades’ ta largojë krejtësisht nga faqja e tij në Facebook.
