Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon, ku deri tani janë numëruar 84,75 për qind e votave.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson bindshëm Albin Kurti me mbi 202 mijë vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me mbi 157 mijë vota. Në pesëshen e parë të VV-së renditen edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar mbetet Bedri Hamza me mbi 100 mijë vota, ndërsa pas tij renditen Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, listën e kryeson Vjosa Osmani Sadriu me mbi 66 mijë vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari është Ardian Gjini me mbi 35 mijë vota, i pasuar nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.
