Të fundit

Hoti: Kur aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve, rezultati është ky

Avdullah Hoti e ka kritikuar ish-opozitën parlamentare për, siç ka thënë ai, ngarendjen rreth “kapjes së posteve shtetërore”.

Në një postim në Facebook të enjten, ish-kryeministri Hoti ka thënë se opozita do duhej të ndërtonte aktivitetin e saj rreth kauzave dhe interesit shtetëror. Një prej kauzave më të rëndësishme, sipas tij, është çështja e gazit amerikan.

“Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit”, tha Hoti. “Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sipas Hotit, heshtja përballë një dëmi të tillë “nuk është neutralitet – është bashkëfajësi”.

Ai tha se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit reflekton politikën opozitare pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim.

“Por kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim”, tha njëri nga kandidatët më të votuar në listën e LDK-së.

Deklarata e plotë e Hotit:

  1. Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus?
  2. Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike?
  3. Kujt i intereson që Kosova të vijojë të jetë e varur nga importi i energjisë?

Këto besoj se janë pyetjet thelbësore për secilin politikan dhe secilin qytetar.

Është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh.

Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit.

Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi.

Kauzë për të protestuar deri në largimin e qeverisë ka qenë gjithashtu edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe ‘23” në vitin 2023, si dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator 2025.

Por kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci