Të fundit

Prokuroria jep detajet për sulmin me kallash ndaj autobusit në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar me inicialet S.M., lidhur me rastin e sulmit me kallashnikov ndaj një autobusi me udhëtarë në fshatin Pagarushë të Malishevës.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M. është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci