Të fundit

Begaj uron Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit: Liria erdhi nga sakrifica e UÇK-së dhe aleatëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 27-vjetorit të çlirimit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka vlerësuar se liria e Kosovës është arritur falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti NATO-s.

“Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë. Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë! Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës! Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi Begaj

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci