Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj ka theksuar se 12 Qershori përbën një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit, duke e cilësuar fitoren e UÇK dhe hyrjen e forcave tokësore të NATO si ngjarjen më kulmore të historisë së re të Kosovës.
“Kosovë, urime Dita e Çlirimit! Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re. Sot, me nderim e përulje të përjetshme, kujtojmë trimat e UÇK-së nga të gjitha anët e Kosovës, sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve, dhe dhimbjen e familjeve tona që dhanë më të shtrenjtit për lirinë e vendit. Mirënjohje e thellë për aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për NATO-n, që qëndruan përkrah popullit të Kosovës në ditët më vendimtare të historisë sonë. Zoti e bekoftë Kosovën, mbarë kombin tonë dhe miqtë e saj!”, shkroi Haradinaj
