Të fundit

Dosja e Zvërnecit- SPAK sekuestron 128 milionë euro

Sekuestrohen fondet e tre kontratave për shitblerjen e tokave, mes tyre edhe mbi 110 milionë euro të lidhura me pronarin Artur Shehu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen e Zvërnecit.

Vendimi, i marrë më 10 qershor, parashikon bllokimin e shumave monetare të depozituara në llogarinë bankare të noteres Amela Mukaj, të cilat lidhen me tre kontrata shitblerjeje tokash në zonën ku është planifikuar zhvillimi i një projekti turistik me përmasa të mëdha.

Sipas dokumentit të siguruar nga autoritetet, pjesa më e madhe e shumës së sekuestruar, 110.2 milionë euro, lidhet me kontratën e datës 24 prill 2026 mes Artur Shehut dhe kompanisë “Albanian Land Development” sh.p.k.

Po ashtu, SPAK ka vendosur sekuestro edhe mbi dy transaksione të tjera me vlerë 10 milionë euro dhe 8 milionë euro, të lidhura me Ferdinand Sulajn dhe Burbuqe Sulajn, gjithashtu në marrëdhënie kontraktore me të njëjtën kompani.

Në total, vlera e fondeve të bllokuara arrin në 128.3 milionë euro.

Sipas vendimit, të gjitha shumat ndodheshin në llogarinë bankare të noteres publike Amela Mukaj dhe ishin destinuar për ekzekutimin e kontratave të shitblerjes së tokave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci