Biznesmeni Ilir Shtufi raportohet se është arrestuar në Greqi.
Mediat shqiptare, duke cituar burime brenda SPAK-ut, raportojnë se Shtufi është arrestuar të premten gjatë ditës.
Shtufi është një nga personat e përfshirë në dosjen e operacionit të zhvilluar sot nga SPAK kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
