Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.
Nga 12 vendvotime të numëruara deri më tani, nga gjithsej 57, LVV prin me 2839 vota apo 67.98%.
Pas saj vjen LDK me 758 vota (18.15%), PDK me 292 vota (6.99%) dhe Aleanca me 220 vota (5.27%).
Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike tashmë ka përfunduar, ku sipas rezultateve preliminare, LVV ka marrë 83.28% të tyre, PDK 7.13%, LDK 6.60% dhe Aleanca 2.06%.
Sipas rezultateve të përmbledhura preliminare, LVV ka fituar 50 ulëse me 44.36% (318,755 vota).
PDK është partia e dytë me 23 mandate të fituara (20.66% / 148,493 vota).
Lidhja Demokratike është e treta me 19 ulëse (17.20% / 123,579 vota).
Kurse Aleanca ka fituar tetë deputetë (7.03% / 50,507 vota).
Vlen të theksohet se pa u numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta – proces ky që ende nuk ka filluar.
