Të fundit

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë sot kanë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999-të.

Edhe përkundër një aktakuze të ngritur lidhur me këtë masakër në dhjetor të vitit të kaluar, PSRK nuk ka ndaluar punën dhe pas hetimeve intensive gjashtëmujore ka arritur të identifikojë edhe keta persona të cilët edhe i ka arrestuar sot.

Në lidhje me aksionin, para mediave detaje ka dhënë prokurori Ilir Morina.

Në konferencë, Morina deklaroi se për personat e prangosur, ka dyshime të bazuara që kishin qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë serbe dhe që kishin marrë pjesë në kryesrjen e kësaj masakre.

“Hetimet që i kemi vazhduar gjatë këtyre gjatë muajve kemi arritur t’i identifikojmë edhe disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë së Serbisë asokohe që kanë qenë pjesë e aksionit më 15 janar në Reçak”, deklaroi Morina para mediave.

Më 15 janar 1999-të, në fshatin Reçak u masakruan 45 civilë shqiptarë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci