Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Ngushtica e Hormuzit “tashmë është hapur pjesërisht” dhe pritet të hapet plotësisht të premten, kur SHBA-ja dhe Irani pritet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi.
Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e G7-s, Trump tha se po vazhdojnë kërkimet për disa mina të gjetura, por shtoi se anijet tashmë kanë nisur të qarkullojnë.
“Të premten, do të jetë plotësisht e hapur”, tha ai, shkruan CNN.
Trump, i cili më herët kishte kritikuar liderët evropianë për mungesë gatishmërie për t’iu bashkuar luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, tha se nuk pret shumë ndihmë nga Franca për rihapjen e ngushticës.
Sipas tij, marrëveshja parasheh që kalimi të jetë i hapur dhe pa pagesë, ndërsa shtoi se prania e një apo dy anijeve nga disa vende “nuk do të ishte ide e keqe.”
