Të fundit

Publikohet fotografia e 46-vjeçarit që humbi jetën në Rrugën e Kombit

Kujtim Aliu është 46-vjeçari nga Peja që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së hënës, pasi u godit nga një veturë në Rrugën e Kombit.

Sipas raportimeve, i ndjeri punonte kondukter i autobusit, transmeton Klankosova.

Linja në të cilën ai punonte, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të dashur, Kujtim Aliu.
Humbja e tij e parakohshme na ka tronditur dhe pikëlluar pa masë. Kujtimi do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona si një njeri i ndershëm, punëtor, i respektuar dhe i dashur për të gjithë.

Në këto çaste të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Aliu, miqve dhe të afërmve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci