Të fundit

Hapat e radhës deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë afatin ligjor për parashtrimin e ankesave lidhur me administrimin e procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR).

Sipas tij, subjektet politike kanë të drejtë të dorëzojnë ankesa brenda 48 orëve nga momenti i shkeljes së supozuar, dhe vetëm pas përfundimit të këtij afati, KQZ mund të vazhdojë me hapat e radhës.

Ai tha se në rast se nuk parashtrohen ankesa, KQZ është e gatshme të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Ndërsa nëse ka ankesa, atëherë institucioni do të presë vendimmarrjen e organeve kompetente dhe do t’i zbatojë ato vendime nëse KQZ obligohet ligjërisht.

“Në planin e aktiviteteve të miratuar nga KQZ, në fillim të këtij procesi zgjedhor, është planifikuar që shpallja e rezultateve të bëhet deri më 26 qershor, ndërkaq certifikimi i tyre deri më 6 korrik. Mund të themi se jemi në rrugë të mirë që kjo të bëhet më shpejt sesa këto planifikime. Në fund të këtyre numërimeve, KQZ do të rinumërojë deri në 10% të vendvotimeve, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendrat Komunale të Numërimit”, tha ai.

Elezi shtoi se kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci