Të fundit

Behrami: Prokuroria duhet të hetojë dyshimet mbi votat e diasporës

Kandidati i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në procesin e votimit të diasporës.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami tha se gjatë procesit të numërimit ka pranuar ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur dhe të dyshimtë, si dhe për pretendime mbi mundësi manipulimi të votave të diasporës.

“Prokuroria duhet të hetojë dyshimet mbi votat e diasporës. Gjatë gjithë procesit të numërimit kam pranuar shumë ankesa nga numëruesit për zarfa të hapur, zarfa të dyshimtë dhe dyshime për manipulim të votave të diasporës. Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për çdo mundësi të keqpërdorimit apo manipulimit të votave të diasporës”, ka shkruari ai.
Behrami po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët dhe personat që kanë informacione apo dëshmi për parregullsi të tilla që t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.

“Po ashtu, ftoj të gjithë ata që kanë parë, verifikuar apo kanë informacione për parregullsi të tilla, që t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.Integriteti i procesit zgjedhor duhet të mbrohet dhe çdo dyshim duhet të sqarohet përmes një hetimi transparent”, tha Behrami

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci