Të fundit

KRU “Prishtina” me mesazh për qytetarin që la borxh 2,770 euro: Uji s’funksionon me “seen”, as me premtime, por me pagesa

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a bën të ditur se një qytetar nuk ka paguar faturat e ujësjellësit për një kohë të gjatë.

Sipas njoftimit thuhet se banori i rrugës “Hetem Selmani” ka vendosur ta sfidojë ujësjellësin duke mos paguar faturat, borxhi së cilit ka arritur shifrën 2,700 euro.

KRU “Prishtina” thotë se ky rast do të kaloj në presion të parakohshëm,kush e njeh pronarin, le t’i tregojë se uji nuk funksionon me “seen”, as me premtime, por me pagesa.

“Banori i Rrugës ‘Hetem Selmani’ ka vendosur ta sfidojë ujësjellësin dhe faturat për një kohë të gjatë. Pas një beteje epike që zgjati me vite, rezultati momental është: Borxhi për ujë: 2,770 euro. Për shkak të këtij rekordi mbresëlënës, lidhja me sistemin publik të ujësjellësit do të kalojë në pension të parakohshëm. Rubineti mund të vazhdojë të hapet me shpresë, por uji ka njoftuar se nuk do të paraqitet në punë derisa të kryhen obligimet. Kush e njeh pronarin, le t’i tregojë se uji nuk funksionon me “seen”, as me premtime, por me pagesa”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci