Të fundit

Vance: 12.5 milionë fuçi naftë kaluan nëpër Hormuz pas nënshkrimit të marrëveshjes

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance thotë se Irani nuk ka qëlluar ndaj asnjë anijeje që lëviz nëpër ngushticë, ndërsa ShBA ka lejuar rreth një duzinë anijesh të kalojnë nëpër bllokadën detare amerikane.

Ai është shprehur se programi bërthamor dhe ushtria e Teheranit janë ende të shkatërruara, ashtu si edhe aftësia e tij për të kërcënuar vendet fqinje, raporton BBC.

Vance tha gjithashtu se një pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit është “paraqitur gabimisht”, duke iu referuar kryesisht një fondi rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh në të cilin Iranit mund t’i jepet qasje si pjesë e marrëveshjes.

Ai shton se asnjë qindarkë nuk do të dërgohet nga ShBA në Iran dhe thotë se Irani do të përfitojë nga marrëveshja vetëm “nëse ata i përmbahen plotësisht dhe ndryshojnë sjelljen e tyre”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci