Të fundit

Ymeri: Gjuha e përdorur nga Dejona Mihali e VV-ja janë pengesa kryesore për zhvillimin e institucioneve

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar si problemin kryesor për stagnimin e krjimit të institucioneve, gjuhën e përdorur nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, specifikisht Dejona Mihali, kordinatore e komiteteve në Vetëvendosje.

Ymeri ka analizuar sulmet e drejtuara drejt Përparim Ramës e Sami Lushtakut ditëve të fundit, duke thënë se pushtetit ka arritur që të mos arrihet të kuptohet dallimi mes të vërtetës dhe spekulimeve.

Sipas Ymerit, gjuha e përdorur nga Dejona Mihali e eksponentë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje ka dy probleme të mëdha.

“Gjuha që po përdoret nga Dejona Mihali, e cila është gjuha e Vetëvendosjes,  gjuhë e Albin Kurtit i ka dy probleme madhore. E para, është gjuhë absolutisht e papranueshme për politikën, dhe e dyta është – akuza të rënda pa kurrfarë baze. E kemi rastin kur Dejona iu drejtua kryetarit të Prishtinës me fjalët “ku i merr narkotikët”, kurrfarë baze nuk ka kjo. Së paku, Dejona Mihali nuk ka dhënë asnjë bazë që kjo është e vërtetë. Si mund ta akuzosh dikë pa kurrfarë dëshmie nga niveli i pushtetit”.

“Personi më i afërt i kryeministrit e akuzon kryetari e Prishtinës se është përdorues i narkotikëve. Kësi sulme pa bazë janë shumë të dëmshme për Kosovën sepse po përhumbet komplet dallimi në mes të vërtetës dhe spekulimit, këtu e vërteta dhe spekulimi janë bërë një. Dhe kjo gjuhe e qëllimi për çka bëhet, janë bërë pengesa kryesore për zhvillimin institucional dhe demokratik. Ky problem nis prej pushtetit dhe mënyrës se si pushtetit flet”, ka thënë Ymeri në VV Show.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci