Të fundit

Misini: Kurti student i mirë, por me prirje komuniste – po refuzon gazin amerikan

Profesori universitar, Shkumbin Misini ka thënë se urgjencë ekonomike është energjia elektrike, ku përveç se është bërë biznesi më i mirë për tregtarët, po ua vështirëson jetën qytetarëve e po ua rëndon punën bizneseve.

Misini ka analizuar edhe kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan dhe refuzimin e deritanishëm të këtij projekti nga ana e qeverisë Kurti.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të thotë që, përveç se nuk do të varemi nga importi i energjisë elektrike, do të kemi edhe më shumë siguri kombëtare.

“Kemi një moment kur të gjitha shtetet e botës po luftojnë që të kenë sa më shumë investitorë amerikanë, ndërsa ne po i largojmë ata. Është shumë e çuditshme se si lideri i LVV-së, i cili ka qenë për 20 vjet në opozitë e cili është lavdëruar nga profesorët e tij si student i shkëlqyer, si inxhinier i elektros, dhe pas shtatë vjetësh në pushtet, ne ende kemi mungesë të energjisë elektrike. Unë jam skeptik se ky do të ketë sukses në këtë pikë. Ka qenë 20 vjet në opozitë dhe e ka ditur se problemi kryesor në vend është energjia elektrike”, ka thënë Misini në T7.

Në anën tjetër, Misini ka folur se si vendet e rajonit po përparojnë me energjinë e ripërtëritshme, derisa qeveria jonë të vetmin propozim serioz që e kemi, atë të gazit amerikan, po e refuzon.

“Duke pasur parasysh zhvillimet gjeopolitike që po rrjedhin në botë dhe të jesh ti i vetmi shtet, lider, që po e refuzon gazin amerikan, unë mendoj që Kurti ka ‘mindset’, orientim komunist. Pse e them se Kurti ka orientim komunist? Sepse nuk mundesh ti me e refuzu një projekt të një shteti si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë ne vetë si shtet produkt i tyre. Një çështje të thjeshtë duhet ta shtrojmë: si ka mundësi që të gjitha shtetet e botës punojnë për të pasur projekte amerikane? E pamë në mbledhjen e fundit të G7, shtetet më të zhvilluara në botë, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, i nënshtrohen kërkesave të SHBA-së, ndërsa ne i refuzojmë ato duke mos dhënë asnjë alternativë. Kjo qeveri po punon në izolimin e vendit”, ka shtuar Misini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci