Të fundit

Nga Prishtina në Filharmoninë e Berlinit, “Okarina” shkruan historinë

Një ëndërr e kahmotshme pritet të bëhet realitet.

Kori i Fëmijëve “Okarina” do të performojë në njërën prej skenave më presitigjioze në botë, Filharmoninë e Berlinit.

Kori i “Okarinës” do të performojë në kuadër të festivalit ndërkombëtar Choralspace, në dy koncerte të veçanta.

Koncerti i parë do të mbahet më 26 qershor në Matthäuskirche (Kulturforum), ndërsa kulmi i këtij rrugëtimi do të jetë më 27 qershor, kur fëmijët e “OKARINA”-s do të performojnë në Kammermusiksaal të Filharmonisë së Berlinit.

Ky sukses përfaqëson shumë më tepër se një paraqitje artistike. Ai është dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe pasionit që për vite me radhë kanë shoqëruar rrugëtimin e këtij kori, i cili tashmë po bëhet ambasador i kulturës dhe vlerave të Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme artistike të Evropës.

Për 44 fëmijët që përbëjnë korin, kjo paraqitje është realizimi i një ëndrre të madhe.

Performanca në Berlin nuk është vetëm një sukses për Korin e Fëmijëve “Okarina”. Ajo përbën një moment të rëndësishëm për kulturën kosovare, duke dëshmuar se talenti dhe puna e palodhshme mund të hapin dyert e skenave më të mëdha botërore.

Ky është një rrëfim frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e artit dhe në ëndrrat që ndërtohen me përkushtim.

Nga Prishtina në Filharmoninë e Berlinit, “Okarina” po shkruan një histori që do të mbetet gjatë në kujtesën e kulturës sonë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci