Të fundit

Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta

Në varrezat e qytetit të Vushtrrisë të premten janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Policia njoftoi se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ekzaminuar dhe identifikuar.

“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, thuhet në raportin e PK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci