Tre djem të mitur kanë humbur jetën në një plazh pranë qytetit Tarragona, në rajonin e Katalonjës në Spanjë, ku ishte vendosur flamuri i verdhë për shkak të dallgëve të larta.
Ngjarja tragjike ndodhi të premten, kur një grup prej gjashtë djemsh u hodhën në det nga shkëmbinjtë.
Tre prej tyre arritën të dalin vetë në breg, ndërsa tre të tjerët u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit.
Një djalë 12-vjeçar vdiq në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, shkruan Index.
Dy djem të tjerë, të moshës 13 vjeç, u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve.
Presidenti i Katalonjës, Salvador Illa, tha se është “thellësisht i pikëlluar” nga ngjarja.
“Nuk ka fjalë për një dhimbje kaq të madhe”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë, autoritetet e Tarragonës kanë shpallur tri ditë zie.
Kryetari i qytetit, Ruben Vinuales, u bëri thirrje qytetarëve të shmangin rreziqet e panevojshme.
“Në asnjë rast nuk duhet të hidheni nga shkëmbinjtë në det”, theksoi ai.
