Të fundit

Vdekja tragjike e dy motrave në Gjermani, Rahimaj: Mëngjes i trishtë për Kamenicën!

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident fatal në Gjermani.

Siç mëson Klankosova.tv, motrat që vdiqën janë Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.

Për këtë rast të dhimbshëm, ka shprehur ngushëllime kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën. I prekur nga lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e Familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës. Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni. Ngushëllime edhe për miqtë dhe të gjithë ata që i njohën”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ai tha se duhet e kurajë për përballimin e kësaj humbjeje të madhe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci