Të fundit

Një i vdekur në aksidentin e rëndë në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci