Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në perëndim të Francës në kohën kur temperaturat kanë thyer rekorde.
Rreth 68 mijë shtëpi në Brittany kanë mbetur pa energji elektrike e cila më së largu do të kthehet të mërkurën gjatë mbrëmjes, kanë njoftuar autoritetet franceze.
Më shumë se gjysma e Francës është në gjendje alarmante nga temperaturat e larta që të mërkurën kanë shënuar 43 gradë celsius.
Piku i temperaturave ka nisur që prej të martës kur temperaturat mesatare kanë qenë 29.8 gradë celsius.
Franca gjithashtu ka përjetuar netë shumë të nxehta mes të hënës dhe të martës me 29.9 gradë celsius.
Temperaturat do të arrijnë pikun edhe në Holandë dhe Belgjikë. Në Gjermani është regjistruar temperatura prej 40 gradë celsius gjatë fundjavës.
Vala e të nxehtit do të zgjerohet në pjesën lindore të Evropës. Në gjendje alarmante janë edhe Polonia, Kroacia dhe Hungaria.
