Nga 1 korriku i këtij viti do të nisë procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka caktuar datat për intervistimin e tyre.
Për këtë qëllim, të mërkurën është mbajtur edhe takimi i Panelit Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit
Gjithashtu, KPK-ja ka njoftuar edhe palët e interesuara për të monituruar invtervistimnin e kandidatëve.
“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026.”, thuhet në njoftim.
Në garë për Kryeprokuror të Shtetit janë pesë kandidatë, Atdhe Dema, Naim Abazi, rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.
