Të fundit

Rrezarta Krasniqi nga Vushtrria: LDK-së i duhen zgjedhje të brendshme dhe energji e re

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me disa anëtarë të degës së LDK-së në Vushtrri, me të cilët ka diskutuar për gjendjen dhe të ardhmen e partisë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se biseda ishte e hapur dhe u zhvillua me aktivistë që, sipas saj, e kanë bartur rrugëtimin e LDK-së që nga ditët e hershme, me kontribut, përkushtim dhe besnikëri ndaj vlerave të partisë.

Ajo theksoi se në takimet me aktivistët po vërehet një kërkesë e qartë për reflektim të thellë, përgjegjësi dhe një qasje të re që do ta forconte LDK-në.

Sipas Krasniqit, partia ka nevojë për energji të re, përfshirje më të madhe të anëtarësisë dhe zgjedhje të brendshme që do t’u jepnin më shumë zë strukturave dhe aktivistëve.

“LDK-ja ka nevojë për energji të re, për përfshirje më të madhe të anëtarësisë dhe për zgjedhje të brendshme që i japin zë strukturave dhe aktivistëve të saj”, ka shkruar ajo.

Krasniqi ka shtuar se forca e LDK-së ka qenë gjithmonë te njerëzit e saj dhe se përmes respektit për kontributin e secilit dhe hapjes ndaj ideve të reja, partia mund të ndërtojë një të ardhme më të fortë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci