Një mjet shpërthyes dhe një letër kërcënuese është lënë në derën e një objekti banimi në Pejë pak para mesnatës.
Policia ka intervenuar menjëherë dhe njësia për deminim e ka larguar mjetin.
Në raportin e Policisë rasti është iniciuar vetëm si “kanosje” dhe nuk janë dhënë informacione të tjera.
“Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
